Kërcënohen disa vende të botës, shërbimi sekret i Ukrainës jep alarmin: Rusia po përgatit planin të na lënë pa bukë

Përveç humbjeve në njerëz, Ukraina po përballet me një tjetër kërcënim të egër nga ana e Rusisë.
Departamenti i Inteligjencës së Mbrojtjes në ukrainë ka dhënë ditën e sotme alarmin, teksa ka theksuar se forcat ruse kanë nisur luftë sistematike në dëmtimin e makinerisë agrikulturale në Ukrainë.
Mësohet se në fjalën e tyre është konfirmuar se me anë të këtyre veprimeve Rusia planifikon ta lërë pa bukë jo vetëm Ukrainën por disa shtete të botës që varen direkt nga gruri ukrainas.
Ndër të tjera konfirmohet se institucionet e sigurisë së Ukrainës kanë dalë me një njoftim, ku flasin për planin rus, që të dëmtohet agrikultura e shtetit të tyre.
“Okupuesit qëllimshëm po i dëmtojnë makinerinë agrikulturore të Ukrainës. Raste të veprimeve të tilla sistematike janë regjistruar në Brovarsky, në rajonin e Kyivit”, thonë nga Inteligjenca e Mbrojtjes ukrainase.
Gjithashtu po sipas njoftimit, veprimet e deritanishme të forcave ruse mbi agrikulturën ukrainase, kanë për qëllim dëmtimin dhe rrezikimin e të mbjellurave të periudhës së pranverës.
Kjo, sipas autoriteteve ukrainase, po bëhet me qëllim që të shkaktohet krizë humanitare, në rajone të ndryshme të Ukrainës.
“Shteti ynë është një nga furnizuesit kryesorë nga shumë fusha të agrikulturës në tregun e Evropës dhe të Kinës. Okupuesit po vazhdojnë praktikën për të sulmuar civilët. Kjo është shkelje flagrante e parimeve themelore të ligjeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin, të cilin e ka shpërndarë Mbrojtja e Ukrainës./ gazeta Shqip