Kërkesa e Joe Biden: Perëndimi të jetë në të njëjtën linjë për pushtimin rus të Ukrainës!

Presidenti i SHBA Joe Biden u tha gazetarëve gjatë një drekë përpara fjalimit të tij për gjendjen e shtetit, se ka një mesazh të madh që dëshiron t’i dërgojë popullit amerikan:
“Do të siguroj që aleatët e Amerikës të jenë të bashkuar në përgjigjen ndaj pushtimit rus të Ukrainës”.
Dreka mes drejtuesve të lajmeve nga rrjete të ndryshme dhe Presidentit mbahet tradicionalisht çdo vit në Shtëpinë e Bardhë, përpara fjalimit për gjendjen e shtetit.
Jake Tapper i CNN, i cili mori pjesë në drekën tha se Biden pranoi të transmetonte një mesazh në procesverbal që mund ta ndante me popullin amerikan përpara fjalimit.
Gazetari Tapper, duke marrë parasysh deklaratat e Biden tha se: “është vendosmëria e tij për t’u kujdesur që Bashkimi Evropian, NATO dhe të gjithë aleatët tanë të jenë në të njëjtën faqe,, për sa i përket sanksioneve kundër Rusisë dhe mënyrën se si ne trajtojmë pushtimi i Ukrainës”.