Kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos, reagon për herë të parë Rama

Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, foli për urdhër-arrestin e SPAK për deputetin Alqi Bllako.
Rama tha se Reforma në Drejhtësi po i jep frytet dhe askush nuk është më mbi ligjin.
“Ta merrni vesh që nuk ka të fortë janë të gjithë të barabartë par ligjit. Po ndodh ajo që të gjithënuk besonin, se në Shqipëri do të bëhet një reformë në Drejtësi, nuk besonin se do të vinte dita se edhe njerëz me imunitet do të shkonin para drejtësisë.
Në nivelin personal patjetër që jam i keqardhur, por në nivelin e detyrës sigurisht që i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë.
Nuk ka përgjegjësi kolektive në demokraci. Përgjigjia ime është në parim. Këtë nuk e caktoj as unë, e as ju, këtë e cakton Drejtësia. Unë nuk jam prokuror
Deri kur Drejtësia të thotë fjalën e fundit, këta njerëz prezumohen të pafajshëm”, tha Rama.