Këshilltari i Putin u arratis, ja nga cili shtet po i tërheq paratë nga bankomati

Lajmi i sotëm që bëri bujë ishte ai largimit të këshilltarit të presidentit Vladimir Putin.Pas dorëheqjes, Anatoly Chubais u arratis nga Rusia dhe kjo lidhet me faktin e luftës në Ukrainë.
Sakaq mediat e huaja kanë zbuluar dhe vendnodhjen e këshilltarit të Putinit. Ato raportojnë se Chubais është fotografuar në Turqi.
Mediet ruse raportojnë se ditën e djeshme ai është parë në Stamboll. “Po është e vërtetë. Anatoli Borisovich po largohet nga ky post,”tha një burim i TASS. Forbes raportoi se ai arriti të komunikonte me Chubais në telefon, por ai e mbylli telefonin.
Anatoli Chubais është 66 vjeç. Që nga dhjetori 2020, ai është Përfaqësues Special i Presidentit për Marrëdhëniet me Organizatat Ndërkombëtare për Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në vitet 1990, ai punoi si shef i administratës presidenciale, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Financave. Shkak i dorëheqjes së tij është bërë lufta në Ukrainë.