Kievi zgjohet nën pushtetin e terrorit, Zelensky pas shpërthimit të fuqishëm: Ushtarë rus dorëzohuni, do t’ju trajtojmë me dinjitet

Disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan mëngjesin e ditës së sotme në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Një ndërtesë banimi raportohet në rrjetet sociale se është qëlluar dhe djegur, duke shkaktuar panik tek banorët.

Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital, teksa po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë nga ana tjetër në një video-adresim të postuar në mediat sociale, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen.

“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT