Klitschko shpall shtetrrethimin e Kievit, ja kush do të lejohet të lëvizë në kryeqytet

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko njoftoi këtë të hënë një shtetrrethim të ri në kryeqytet.

Me anë të një deklaratë në Telegram, Klitschko tha se shtetrrethimi do të fillojë sot në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit të së mërkurës.

“Dyqanet, farmacitë, pikat e benzinës dhe institucionet nuk do të punojnë nesër.Prandaj, u kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi ose në strehime të fshehta sipas alarmit. Vetëm ata me leje të veçanta do të mund të lëvizin nëpër qytet”, tha Kiltschko.

Të paktën 8 persona mbetën të vrarë sot gjatë një sulmi në një qendër tregtare në lagjen Podilskyi të Kievit, ku ndërtesa 10-katëshe u godit nga një predhë e trupave ruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT