“Komentet e Biden po bëjnë çdo gjë më keq”/ Diplomati amerikan: Rrezikon që lufta të…

Komenti i presidentit amerikan Joe Biden se homologu i tij rus Vladimir Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet ka nxitur kritika të forta nga diplomati veteran amerikan, Richard Haass.
Sipas Haass, këto komente “e bënë një situatë të vështirë më të vështirë dhe një situatë të rrezikshme akoma më shumë të rrezikshme”, raporton BBC.
Haass, i cili është president i Këshillit të SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë, shtoi se administrata Biden duhet të qartësojë që është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë rusë për të mos përshkallëzuar konfliktin.
“Kjo është e qartë. Më pak e qartë është se si të zhbëhet dëmi, por unë sugjeroj që ndihmësit kryesorë të tij të kontaktojnë homologët e tyre dhe ta bëjnë të qartë se SHBA është e gatshme të merret me këtë qeveri ruse. Putin do ta shohë atë si një konfirmim të asaj që ai ka besuar gjatë gjithë kohës. Dështimi i keq në disiplinë që rrezikon të zgjasë shtrirjen dhe kohëzgjatjen e luftës.”- deklaroi ai.