Konfirmohet gripi i shpendëve në Korçë, ngordhin 3 pelikanë kaçurrel në liqenin e Prespës

Pas konfirmimit të gripit të shpendëve në pularitë e Durrësit, ditën e sotme është konfirmuar prania e këtij virusi dhe në liqeni ne Prespës.
Ky konfirmim ka ardhur pasi 5 ditë më parë janë gjetur të ngordhur 3 pelikanë kaçurrel, të cilëve pasi u janë bërë analizat, është zbuluar se shkaku i ngordhjes ka qenë pikërisht gripi H5N8.
Pelikanët janë gjetur 3 ditë më parë në ujërat e liqenit të Prespës së Vogël në Devoll, në afërsi me kufirin grek.