Krime lufte dhe kundër njerëzimit/ Shqipëria dhe aleatët referojnë Rusinë në Hagë, i hapet rruga hetimeve

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka njoftuar se Shqipëria së bashku me 37 vende aleate, do të referojnë në Gjykatën e Hagës krimet e kryera ndaj civilëve nga rusët, gjatë luftimeve në Ukrainë.
Në një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë, ndërsa shton se bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin e paligjshëm.
“Shqipëria bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në #Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. #Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në #Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin e paligjshëm.
#StandwithUkraine”- shkruan Xhaçka.
Sipas rregullave të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, në rast se ka referim nga shtete anëtare atëherë prokurori ka të drejtë të nisë menjëherë hetimet, pa kërkuar miratimin e gjyqtarëve të GPN-së.
Albania 🇦🇱 joins forces with 37 allies & partners to refer situation in #Ukraine to #ICC. #Russia must be investigated for war crimes, crimes against humanity and genocide in #Ukraine. World will never accept illegal aggression. #StandwithUkraine
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) March 2, 2022