Kryebashkiaku i Kievit letër Papa Françeskut: Vizita juaj në qytet është çelësi për shpëtimin e jetëve

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i ka shkruar një letër Papa Françeskut, duke i kërkuar që të vizitojë qytetin pas sulmeve të njëpasnjëshme nga trupat ruse. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.
Klitschko i shkroi Papës më 8 mars, duke i thënë se prania e tij në Kiev “është çelësi për shpëtimin e jetëve dhe hapjen e rrugës drejt paqes në qytetin tonë, vendin dhe më gjerë”.
Zëdhënësi i Vatikanit pranoi marrjen e letrës, por nuk tha nëse Papa do të vizitonte Kievin apo do të merrte pjesë në një video-konferencë.
Ai tha se Françesku qëndronte me zemër “afër vuajtjeve të qytetit dhe njerëzve të tij, me ata që duhej të iknin dhe me ata që punonin në administratën e qytetit”.