“Kryetari i Melitopolit është gjallë, por po e torturojnë rusët”, Zelensky trondit me deklaratën e tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një takim me shtypin e huaj në bunkerin e tij në Kiev është shprehur se kryebashkiaku i Melitopol është rrëmbyer nga rusët.

Sipas tij ai është duke u torturuar.

“Kryebashkiaku i Melitopol është “gjallë, por po e torturojnë”- tha Zelensky.

Ndërkohë bëhet me dije se sot në Melitopol, një nga qytetet e pushtuara nga rusët, qindra njerëz dolën në rrugë për të protestuar dhe kërkuar lirimin e kryebashkiakut.

Nga ana tjetër bëhet me dije se autoritetet ukrainase pretendojnë se Ivan Fedorov u rrëmbye dhe u mor me kokën e mbuluar me një qese plastike, në një vend të panjohur: ka edhe imazhe të një kamere sigurie që duket se tregojnë skenën në të cilën kryebashkiaku po merret nga një dhjetëra ushtarë rusë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT