Kujdes! Kjo monedhë po falsifikohet në masë të madhe

Policia e Kosovës ka arritur t’i kapë edhe 11 bankënota false nga 100 euro dhe ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes.
Bëhet me dije se ditëve të fundit janë raportuar numër i madh i rasteve të falsifikimit të kartmonedhës 100 euroshe në Kosovë.
Gjithashtu edhe ditën e sotme policia e Kosovës ka raportuar se tek një person i ka kapur 11 bankënota nga 100 euro false.
24 vjeçari i arrestuar lidhur me rastin është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Në rastin e parë, një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikimi i parasë’. Tek i dyshuari: H.P., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), janë gjetur dhe konfiskuar 1100 (njëmijë e njëqind) euro, 11 bankënota nga 100 euro. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë./ Gazeta Shqip