LAJM I FUNDIT/ Basha reagon për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme të “6 Marsit”.
Ai tha se duhet një reformë e thellë pasi nuk ka asnjë reflektim në anomalitë e zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas Bashës, zgjedhjet e 6 Marsit ishin një anomali.
“Kemi nevojë për një reformë të thellë zgjedhor, ndaj jemi në parlament. Dua që procesi të përfundojë. I bëj thirrje numëruesve që të vazhdojnë deri në fund.
6 Marsi ishte një anomali, anomali e një anomalie, ishte si zgjedhjet moniste të 30 qershorit 2019.
Katër kryebashkiakë monistë. Kur nuk ka asnjë reflektim për anomalitë e tjera. Mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kuptuan qartë nevojën për një reformë zgjedhore. Prandaj jemi në atë parlament. Kemi marrë një hap përpara duke detyruar krijimin e komisionit për reformën zgjedhore.” tha Basha.