LAJMI FUNDIT/ Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Shqipëria është zgjuar mëngjesin e sotëm me lëkundje tërmeti. IGJEUM raporton se epiqendra e tërmetit është 20 km në veri të qytetit të Korçës.
Bëhet e ditur se në regjistrimin paraprak të lëkundjeve, magnitude shënon 3.8 të shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 10 km.
Deri më tani nuk raportohet për dëme në Korçë apo zonat rreth saj.