‘Larg protestës deputeti i Lul Bravës’ / Pankarta pikante në protestë e fermerit nga Lushnja

Ndërkohë që siç është paralajmëruar më herët, fermerët e Lushnjës kanë filluar grumbullimet e para për protestën e orës 17:00 kundër rritjes së çmimeve të naftës, të produkteve të shportës dhe sidomos të produkteve që këtyre të fundit u shërbejnë për të kultivuar prodhimet e tyre.

Në pankartat që mbajnë në duar, ata kanë kërkuar që të mos ketë prani të deputetëve nga ana e mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha.

Një prej fermerëve protestues mban në dorë një pankartë ku shkruhet “Larg protestës deputeti i Lul Bravës” duke shënjestruar në këtë mënyrë, disa prej deputetëve të Lushnjës apo Fierit të cilët mbështesin ende Bashën.

/a.r

Back to top button
LAJMET E FUNDIT