Lavrov tregon kushtin për një takim Putin-Zelensky

Prej ditësh presidenti ukrainas Zelensky ka kërkuar një ballafaqim me presidentin rus Putin për të arritur një armëpushim për luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë.

Sot, pas 21 ditë sulmeve dhe të rezistencës ukrainase ndaj sulmeve ruse, janë sinjale që mund të ketë një takim ndërmjet dy presidentëve, por vetëm me një kusht.

Kushtin e ka paraqitur kryediplomati rus. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se një takim mes Presidentit Putin dhe homologut Zelensky mund të ndodhë vetëm për të nënshkruar një marrëveshje specifike.

Në një konferencë për mediat, ai tha se nuk ka pengesa për një takim mes liderëve të Rusisë dhe Ukrainës. “Por takimi do të mbahej vetëm për një arsye, për të vulosur një marrëveshje konkrete për të cilën po punojnë momentalisht dy delegacionet”, tha Lavrov.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT