Ligjvënësi amerikan, letër presidentit Biden: Kosova të pranohet në NATO, aleat besnik i SHBA-së

Ligjvënësi republikan Ritchie Torres, i ka dërguar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ku i kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Torres tha se Kosova është aleat besnik i SHBA-së dhe duhet t’i bashkohet NATO-s për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.

“Më 27 shkurt, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje për ‘pranim të përshpejtuar në NATO. Për më tepër, më 3 mars, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën i bën thirrje qeverisë që të nis negociatat për anëtarësim në NATO”.

Ligjvënësi republikan theksoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të ndihmohet për t’u bërë anëtare e NATO-s.

“Derisa Rusia vazhdon të sillet si një aktor irracional dhe Serbia forcon marrëdhëniet e saj me Rusinë, është kritike që ne të ndihmojmë aleatin tonë Kosovën për t’iu bashkuar NATO-s”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT