“LIRONI PROTESTUESIT!” Florjan Binaj thirrje autoriteteve: Ata kanë protestuar edhe për ju dhe familjet tuaja

Aktori i humorit Florjan Binaj, ka qenë një nga zërat më të fortë në protestat e mbajtura gjatë këtyre dy ditëve kundër rritjes së çmimeve.
Ai ka qenë i rreshtuar krah qytetarëve përballë Kryeministrisë, duke kërkuar uljen e çmimeve dhe ka paralajmëruar protesta më masive gjatë ditëve në vijim.
Së fundmi, përmes një postimi në “Instagram”, Binaj, u bën thirrje autoriteteve që të lirojnë protestuesit pasi ata kanë dalë në protestë edhe për ta.
“Lironi Protestuesit! Ata kanë dalë edhe për policët dhe familjet e tyre”, shkruan Binaj.
