Lufta në Kiev/ Ukrainasi ‘hakmerret’ ndaj oligarkut të Putinit, tenton të fundosë jahtin në Mallorca

Një marinar ukrainas është arrestuar në Mallorca të Spanjës pasi tentoi të fundoste një jaht në pronësi të Alexander Mikheev, CEO i eksportuesit rus të armëve Rosoboronexport dhe ish-kreu i federatës ruse të helikopterëve.

Sipas “The Guardian“, ukrainasi, i cili ka qenë i punësuar  në 10 vitet e fundit si mekanik në Lady Anastasia, jahtin 48 metra të Mikheev u shpreh se ndjeu se duhet të bënte diçka pasi pa pamjet e një sulmi me raketa ruse në një bllok banesash në Kiev, qytetin e tij të lindjes.

I pandehuri i tha gjykatësit se kishte besimin se raketa ishte prodhuar nga kompania e Mikheev. Pasi hipi në jaht, ai u tha anëtarëve të ekuipazhit, shumica e të cilëve janë gjithashtu ukrainas, të braktisnin atë.

Më pas ai dyshohet se shkoi në pjesën e motorit dhe tentoi të fundoste jahtin. Anëtarët e ekuipazhit, të ndihmuar nga stafi i portit, ndërhynë për të parandaluar fundosjen. “Pronari i këtij jahti është një kriminel që e bën jetesën duke shitur armë që tani po përdoren për të vrarë ukrainasit,” i tha ai policisë kur u arrestua.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT