Lufta në Ukrainë/ Biden mbërrin në Bruksel, pritet takimet me përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe G7

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden sapo ka mbërritur në Bruksel.

Bëjmë me dije se Biden ndodhet në Bruksel në kuadër të samiteve të cilat pritet të organizohen për luftën në Ukrainë.

Sipas medias prestigjoze CNN, avioni i Biden u ul rreth orës 21:03 me kohën lokale pas një udhëtimi prej 7 orësh nga Uashingtoni.

Ndër të tjera mësohet se në aeroportin e Brukselit, Biden është pritur nga Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo.

Ndërkohë q ditën e nesërme priten të zhvillohen disa samite ku Biden do të bisedojë me shtetet anëtare të NATO-s, G7 dhe Bashkimit Europian për situatën në Ukrainë./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT