Lufta në Ukrainë/ Mbi 15 mijë mjekë rusë i dërgojnë letër Putinit: Ndaloni armiqësitë, t’i jepet fund humbjeve të jetëve!

Mbi 15 mijë mjekë rusë dhe punonjës të tjerë të personelit shëndetësor i kanë dërguar një letër të hapur Presidentit Vladimir Putinit.

Ata kanë një kërkesë të vetme, që kreu i shtetit të ndalojë luftën kundër Ukrainës. Në dokumentin e botuar në British Medicial Journal, mjekët theksojnë:

“Kundërshtojmë fuqimisht veprimet ushtarake të kryera nga forcat e armatosura ruse në territorin e Ukrainës. Misioni ynë është të shpëtojmë jetë. Në këtë moment të vështirë për të dy vendet, ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive. Jeta është e paçmuar”, thuhet në deklaratë./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT