Lufta në Ukrainë, ministri i Jashtëm: Do të negociojmë me Rusinë, por nuk do dorëzohemi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka thënë se vendi është i gatshëm të hyjë në negociata me Rusinë, por se forcat e saj nuk do t’i dorëzohen regjimit të Vladimir Putin dhe nuk do të pranojnë asnjë ultimatum.

Kuleba u tha gazetarëve se ai duhet të mbetet i hapur ndaj diskutimeve diplomatike me Moskën, por paralajmëroi se Rusia po shtyn përpara kërkesa që janë të papranueshme për Ukrainën.

“Ne po flasim, por Rusia ende paraqet kërkesa të cilat janë të papranueshme për ne. Ne nuk do të bëjmë asnjë kompromis për çështjet ekzistenciale për Ukrainën,” tha ai.

Kuleba shtoi se forcat e Kievit do të kenë nevojë për më shumë furnizime ushtarake duke thënë se më shumë jetë civilësh mund të shpëtohen nëse mbrojtja ajrore e vendit forcohet, duke e lejuar atë të sulmojë kolonat e mëdha të blinduara ruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT