Lufta në Ukrainë, Rama: Të mërkurën mbledhje urgjente e NATO-s!

Kryeministri Edi Rama tha se  kjo krizë mund të zgjasë dhe se nuk dihet se sa, prandaj dhe duhet që qytetarët të rezistojnë dhe qeveria të përgatitet për të marrë hapat e duhura për ta përballuar. Pikërisht për këtë krizë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, Rama tha se do të marrë pjesë të mërkurën në mbledhjen urgjente të NATO-s

“Duhet t’i llogarisim mirë hapat pasi nuk e dimë se sa zgjat . Të mërkurën kemi mbledhje urgjente të NATO-s.  Mund të ketë armëpushim më shpejt, por negociatat po vijojnë nuk ka rezultat deri tani. Nuk e dimë se sa kjo do të zgjasë dhe duhet të jemi të përgatitur mendërisht që duhet të rezistojmë”, tha Rama.

Deklarata e Ramës

Për herë të parë bëhet mbledhje urgjente jashtë rendit, jashtë radhe e NATO-s, do shkojmë të mërkurën. Do shikojmë çfarë do vendoset atje.

Ne nuk e dimë sa zgjat kjo, nuk e dimë çfarë forme merr kjo. Mund të ketë armëpushim më shpejt, do Zoti, por mund të mos ketë. Negociatat po vazhdojnë, nuk ka rezultat deri më tani dhe sidoqoftë, armëpushimi nuk është fundi i luftë. Mund të ketë armëpushim për të bërë një marrëveshje, por mund të mos ketë. Mund të zgjasë me muaj, por mund të zgjasë edhe më tepër, nuk e dimë.

Prandaj, ne duhet të jemi shumë të përgatitur mendërisht dhe psikologjikisht që duhet të rezistojmë, kjo është rezistencë dhe ndaj ajo çka u kemi thënë atyre të naftës, dhe atyre furnizuesve me shumicë, që kjo nuk është më histori fitimi, këtu është rezistence. Natyrisht ata nuk duhet të dalin me humbje sepse nëse dalin me humbje ata falimentojnë dhe nuk ka më as furnizim, por duhet të gjithë të bëjë diçka më shumë sesa të tjerët.

Sakrificën nuk mund tua kërkojmë as pensionistëve, as fermerëve, as atyre që lëvizin me autobus, as invalidëve, sakrificën duhet tua kërkojmë atyre që kanë më shumë. Ata që kanë më shumë kanë nevojë për ushqimet dhe ushqimet i prodhoni ju, nuk i prodhojnë fuoristradat. Ushqimet i prodhoni ju. Faleminderit!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT