Lufta në Ukrainë/ Ushtria ruse merr peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupolit

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, ka bërë të ditur se trupat ruse kanë marrë peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupolit.

“Ne morëm informacione se ushtria ruse ka marrë peng  spitalin tonë më të madh… dhe ata po përdorin pacientët dhe mjekët tanë si pengje,” tha nënkryetari i bashkisë.

Sipas tij, aty ndodhen 400 persona që janë marrë peng nga ushtria ruse.

“Ne mund ta konfirmojmë këtë informacion dhe gjithashtu guvernatori i rajonit të Donjeckut e ka konfirmuar këtë konfirmim. Ne morëm informacionin se atje janë 400 persona.”

/b.h

Back to top button
LAJMET E FUNDIT