Lufta Ukrainë-Rusi/ Biden njofton hedhjen në treg të një sasie rekord të naftës nga rezervat e SHBA-së

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një konference, njoftoi se do të bëhet lëshimi i një sasie rekord të naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së, raporton javanews.
Biden tha se do të shërbejë deri në 180 milionë fuçi nafte nga rezervat në përpjekje për të luftuar rritjen e çmimeve të gazit dhe ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Me këtë, ai shpreson qe më këtë mund të zvogëlojë rritjen e çmimeve të karburantit të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.
Kostoja e naftës, karburanti i përdorur nga shumica e fermerëve dhe transportuesve, është rritur edhe më shpejt ditët e fundit duke kërcënuar kështu edhe rritjen e inflacionit.
“Unë e di se sa shumë dhemb,” tha zoti Biden të enjten ndërsa njoftoi lëshimin e naftës, shkruan javanews.
“Siç më keni dëgjuar të them më parë, unë u rrita në një familje si shumë prej jush ku çmimi i një gallon benzine u rrit, dhe ky ishte një diskutim në tryezën e kuzhinës.”
Biden nuk mund te kontrolloje çmimet e mallrave që vendosen në tregjet globale, kështu që ai po i drejtohet Rezervës Strategjike të Naftës, duke urdhëruar lirimin më të madh që nga krijimi i rezervave emergjente në fillim të viteve 1970. /Javanews/