Lulzim Basha nuk iku pa gjë/ Rama do e dëmshpërblejë me 13.4 MLN € nga taksat tona

Lulzim Basha pasditen e djeme dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, por duket se nuk do të dalë pa gjë…

Rama duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut për dëmshpërblimim mbi 13.4 MLN € ndaj vjehrrit të ndjerë të Bashës për kompleksin Jon, të shembur në vitin 2013 në kuadër të ndërtimit të Lungomares.

Në një mbledhje të 9 Marsit, Komiteti Europian tha se qeveria shqiptare nuk ka përmbushur detyrimet për dëmshpërblim. Kamatëvonesat kundrejt vonesës së dëmshpërblimit llogaritet të kenë kapur më shumë se 1.5 MLN €.

VENDIMI I KOMITETIT TË MINISTRAVE

Duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjeve të ngritura nga ky aktgjykim dhe pengesat e hasura në pagesën e shpërblimit të drejtë, vendosi… të ftojë autoritetet të dorëzojnë informacion mbi çështjet në lidhje me masat individuale jo më vonë se 15 qershor 2022 dhe deri më 30 shtator 2022 për pjesën e mbetur si dhe vendosi të rifillojë shqyrtimin e këtij rasti në mars 2023.

Pronarët kishin një urdhër gjykate që ndalonte cënimin e të drejtave pronësore të objektit dhe pasi e çuan çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, fituan.

Qeveria do paguante dëmshpërblimin me këste me anë të një grupi pune që do ngrinte, sipas Komitetit… por kjo nuk ndodhi për shkak të justifikimit me gjendjen e emergjencës.

Tashmë Rama do i duhet të paguajë dëmsjpërblimin e majmë Bashës me paratë tona si shpërblim për punën mbështetëse në opozitë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT