“Mandati i katërt…!”/ Baton Haxhiu: PS të mos bëjë pazare me postin e presidentit, mos t’i ofrojë Metës mandatin e dytë

Për analistin, Baton Haxhiu PS ka nisur të ndërtojë strategji për një mandate të katërt qeverisës.

Ai tha se Rama do të bënte gabim nëse “bën pazar” për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Haxhiu thotë se nuk duhet president konsensual por një president me dinjitet për të respektuar Kushtetutën e vendit.

“Do të ishte gabim që Ilir Metës t’i afrohej mandat i dytë”, u shpreh analisti.

Ai përkrahu idenë e Bushatit për promovimin e personave të panjohur në krye të qeverisë duke thënë se të paktën 4-5 ministra duheshin larguar që në muajin e 3 të detyrës./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT