“Mbajeni mend këtë person!”/ Autoritetet ukrainase japin alarmin për gjeneralin rus: Do kujdesemi që…

Zyrtarët e Ukrainës kanë akuzuar së fundmi një gjeneral rus, të identifikuar si Mikhail Mizintsev.

Sipas tyre ky person është përgjegjës për sulmet në qytetin e Mariupoli ku kanë mbetur të vdekur qindra persona.

Bëhet me dije se kryetarja e Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile, Oleksandra Matviichuk ka postuar në rrjetin e saj social Twitter, një foto të gjeneralit, ku shkruan se ky është personi përgjegjës për rrethimin e Mariupolit.

“Mbajeni mend këtë person. Ky është Mikhail Mizintsev. Ai po udhëheq sulmet në Mariupol. Është ky personi që ka urdhëruar sulmet në spitalin e fëmijëve, në teatrin dhe në shumë godina të tjera të banimit” – shkruan në Twitter Matviichuk.

Ndërkohë kujtojmë se sipas mediave të huaja, sulmi i parë ishte në një prej materniteteve, ku u vranë fëmijë dhe gra shtatzëna. Në sulmin e dytë, u godit teatri i Mariupolit ku sipas autoriteteve vendase, strehoheshin të paktën 1000 civilë, shumica e të cilëve ishin fëmijë dhe të moshuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT