“Mbi 7 mijë rusë janë vrarë gjatë luftës”/ Inteligjenca amerikane: 21 mijë janë plagosur. Pushtimi i Ukrainës ngec në të gjitha frontet

Më shumë se 7,000 ushtarë rusë kanë vdekur që kur Vladimir Putin pushtoi Ukrainën muajin e kaluar, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, shkruan skynews

Zyrtarët e Pentagonit thanë për New York Times se përpiluan të dhënat e tyre duke analizuar imazhet satelitore të tankeve dhe trupave ruse. Sipas vlerësimeve, më shumë se 150,000 trupa ruse kanë hyrë tani në Ukrainë që nga 24 shkurti, ndërsa 14,000 deri në 21,000 janë plagosur deri më tani.

Në fillim të kësaj jave, presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se rreth 1,300 trupa ukrainas ishin vrarë nga sulmet ruse.

g.kosovari

Back to top button
LAJMET E FUNDIT