Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Nikolla i përgjigjet deputetëve të PD: Bllako e dorëzoi mandatin

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i është përgjigjur deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kërkuan që mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e çështjes së Alqi Bllakos të zhvillohet.
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, kryeparlamentarja sqaron se deputeti dorëzoi vetë mandatin dhe për këtë arsye mbledhja nuk është mbajtur, pasi s’ka objekt shqyrtimi.
Kërkesa e deputetëve të PD erdhi pasi Nikolla njoftoi se mbledhja është anuluar për shkak se Alqi Bllako dorëzoi mandatin.