“Me 130-140 euro në muaj nuk je i varfër”/ Ibrahimaj sqaron deklaratën: Ishte një tregues…

Ministrja e Financave dhe ekonomisë ka komentuar deklaratën e bërë një ditë më parë, ku thoshte se një person që ka të ardhura 130-140 euro në muaj nuk konsiderohet i varfër.

Në një komunikatë me publikun për situatën e çmimeve në vend, ministrja tha se kjo deklaratë kishte të bënte me të dhëna statistikore, për të cilat ajo ishte përgjigjur.

“Sot jemi për të folur për krizën, deklarata është një pyetje që mu bë për një tregues statistikor. Kam teknikalitet në statistika. Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues , por nuk është sot momenti për mënyrën se si INSTAT kalkulon shifrat. Sot është momenti për të folur për produktet e shportës.”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT