Me gjysmën e votova, ja kush kandidat parashikohet të fitojnë garën e 6 marsit në Durrës

Kandidatja e Partisë Socialiste në Durrës, Emirjana Sako parashikohet që t’i fitojë zgjedhjet e 6 marsit me 52,5% të votave.

Barometri i Euroneës Albania tregon se i dyti me më shumë vota është kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka me 30.5%. Kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti rezulton me vetëm 17% të votave në Durrës.

Përfshirë marzhin e gabimit, Sako mund të arrijë të marrë nga 50% deri në 55% të votave. Muka, mund të arrijë një rezultat minimal prej 28% dhe maksimal deri në 33%. Kurse kandidati i PD, Hoti parashikohet të marrë nga 15% deri në 19% të votave.

Barometri tregon se prirja e votave anon nga kandidatja e PS, Sako, e cila ka 39,5% të votave nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Muka del me 23,2% mbështetje, ndërsa Hoti me 12,9%.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT