“Më thuaj çfarë bëra o shef!” Policia shoqëron disa persona pas përfundimt të protestës në kryeqytet (FOTO)

Pas përfundimit të protestës së sotme, Policia e Tiranës ka shoqëruar disa protestues në komisiariatin nr. 1 në kryeqytet.

Nuk dihen identitetet e personave të shoqëruar, të cilët bllokuan kryqëzimin në “Unazë” për rreth dy orë, duke paralizuar edhe trafikun. Burime për mediet bëjnë me dije se në momentin e shoqërimit ka patur përplasje mes protestuesve dhe forcave policore.

“Më thuaj arsyen, çfarë bëra unë”, dëgjohet të thotë një protestues, teksa efektivët e futin në makinën e policisë.

Fillimisht qytetarët u grumbulluan para Kryeministrisë, duke protestuar kundër rritjes së çmimeve dhe karburanteve.

Më pas protesa u zhvendos në të dy krahët e kryqëzimit, midis rrugës “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazës. Qytetarët kanë paralajmëruar se kjo protestë nuk përfundon këtu, por do të vijojë çdo ditë, në të njëjtën orë para Kryeministrisë, derisa qeveria të angazhohet për të ulur taksat dhe çmimet e larta në vend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT