Mes tyre studenti indian, shifrat e luftës në Ukrainë: 136 civilë të vrarë, mes tyre 13 fëmijë dhe 400 të plagosur

Rritet bilanci i viktimave të luftës në Ukrainë, ku në mes tyre janë civilët e pafajshëm. Të paktën 136 civilë janë vrarë, duke përfshirë 13 fëmijë, dhe 400 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën javën e kaluar, sipas zyrës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OHCHR).

Zëdhënësja e OHCHR Liz Throssell tha se 253 rastet ishin në rajonet Donetsk dhe Lugansk në Ukrainën lindore. Numri real ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

India ka konfirmuar se një nga shtetasit e saj ka vdekur gjatë një sulmi në Kharkiv të martën në mëngjes.

Nga Arindam Bagchi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë më anë të një postiim në rrjetet sociale shkruan se “Me dhimbje të thellë konfirmojmë se një student indian humbi jetën nga granatimet në Kharkiv mëngjesin e sotëm. Ministria është në kontakt me familjen e tij. Ne i përcjellim ngushëllimet tona më të thella familjes”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT