Meta thirrje Qeverisë: Ndërhyni URGJENTISHT për uljen e çmimit të karburanteve dhe miratoni një pakete ekonomike për familjet në nevojë

Presidenti Ilir Meta thotë se shumë shtete fqinje kanë miratuar paketat ekonomike për të zbutur krizën e çmimeve.
Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Greqia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Kroacia kanë marrë masa për të ndihmuar në këtë krizë, teksa thotë se Shqipëria ka zero paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe zero nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.
Ai bën thirrje që qeveria të ndërhyjë për uljen e çmimit të karburanteve dhe të miratojë një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.
Postimi i plotë i Metës:
✅ Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 – 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.
✅ Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.
✅ Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.
✅ Kroacia heq akcizën e naftës.
❌ Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.
Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:
📌 Për uljen e çmimit të karburanteve;
📌 Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.
KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI!