Miratimi i statutit shkarkoi drejtuesit e PD/ Komisioni i Rithemelimit ‘zapton’ selinë blu

Një grup nga Komisioni Rithemelimit kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike, pasi gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet e Sali Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Raportohet se Flamur Noka, Ivi Kaso, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi kanë hyrë brenda selsië për bisedime me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj.
Më herët, Komisioni zhvilloi një mbledhje me anëtarët e grupit, për të diskutuar rreth veprimeve që do të ndërmarrin pas miratimit të ndryshimeve statusore.