Mjeku i pandemisë Tritan Kalo nderohet me Titullin “Mjeshtri i Madh”

Mjeku infeksionist Tritan Kalo është një prej bluzave të bardha të cilët prej dy vitesh po lutftojnë “dhëmb për dhëmb” me pandeminë. Përgjatë të gjitha valëve të ashpra të pandemisë, Kalo ka qenë në krye të detyrës duke i’u shërbyer qytetarëve.
Ndërkohë, ditën e sotme ai është dekoruar nga presidenti Ilir Meta për të gjithë kontributin që ka dhënë gjatë 2 viteve të pandemisë së Covid-19.
Në një ceremoni të veçantë në Presidencë ku mori pjesë vetë mjeku por edhe personalitete të tjera, kreu i shtetit tha se figura e Kalos duhet nderuar, teksa e quajti atë “fisnik”.
“Edhe unë jam vërtetë i nderuar për këtë gjë që ndoshta është edhe e vonuar. Por në përgjithësi jam shumë bashkëpunues. Në rastin konkret kjo ide është shumë konsesuale në radhë të parë me publikun dhe qytetarët tanë. Që kanë gjetur te figura e profesor Kalos një personalitet ndërgjegjësues shumë aktiv, shumë bashkëpunues me qytetarët, institucionet dhe mediat por edhe kritikët ndaj të gjithëve.
Për t’i përqendruar energjitë te pasojat e kësaj pandemie. Pas çdo jete që shpëtohet gjendet një mjek ose mjeke që punon pa u lodhur. Jam i nderuar të vlerësoj një njeri fisnik”, u shpreh presidenti Meta.

