Moment i frikshëm! Bombat bien pranë ndërtesave të banuara në Kharkiv (VIDEO)

Bomba të shumta kanë rënë pranë ndërtesave kolektive në Kharkiv. Kamerat e sigurisë në një bllok pallatesh në këtë qytet të Ukrainës, kanë kapur momentin kur ndodhin një sërë shpërthimeve në një parking.

Si pasojë e këtij sulmi ajror nga forcat ruse, autoritetet ukrainase thonë se kanë humbur jetën shtatë persona dhe 14 tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ky qytet ishte objektiv i ushtrisë ruse që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, e në pamje shihen shpërthimet e njëpasnjëshme që ndodhin.

“Sky News” raporton se shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku ushtria ruse edhe një herë nuk hezitoi që të hedhë bomba mbi civilët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT