“Na kthyen partinë dhe selinë e marra peng”/ Gjykata njohu statutin, Kaso: Konfirmohet shkarkimi i Lulzim Bashës

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të rithemelimit ka dhënë një deklaratë për media pasi Gjykata e Tiranës njohur statutin e 11 dhjetorit.
Kaso deklaroi se me njohjen e statutit, Gjykata u ktheu demokratëve partinë, selinë si dhe simbolet që sipas tij ishin marrë peng. Ai shtoi se tashmë ka vetëm një Parti Demokratike, që përfaqësohet nga Komisionii i Rithemelimit.
“Gjykata vendosi t’u kthente demokratëve partinë e tyre, selinë, siglën dhe simbolet e marra peng. Sot Gjykata u ktheu demokratëve partinë e tyre, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit.
Gjykata njohu shkarkimin e Lulzim Bashës dhe mosnjohjen e konstituimit të Kryesisë dhe Sekretariatit. U njoh Komisioni i Rithemelimit deri në Kuvendin e ardhshëm të 30 prillit. Është certifikuar ajo që kemi thënë, që firmat ishin aty.
Që nga data 11 dhjetor, ka vetëm një PD që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. Nuk ka asnjë kërkesë të ish-përfaqësuesve për çregjistrimin e kuvendit të korrikut me dhjetorin. Janë 2 çështje të ndarja që gjykohen nga gjyqtarë të ndryshme. Nuk ka ende kërkesë për kuvendin e 18 dhjetorit. Nëse do të flasim për ankimin e famshëm, është paraqitur para se të niste afati ankimor. Ky është një ankim që ka të bëjë me një çështje tjetër jo me atë të zotit Zhukri. Është ankim i paraqitur para se të fillojë afati dhe është i njëjtë me një ankim pasi mbaron afati por shqyrtohet nga Blerina Muça, nuk ka të bëjë me çështjen e sotme. Çështja e sotme nuk pengohej nga asnjë çështje tjetër.
Është vendimmarrje e vonuar se duhet të ishte marrë brenda një muaji por më mirë vonë se kurrë.”– tha Kaso.