NATO “lë në baltë” Ukrainën? Ambasadorja: Nuk mendojmë se aleanca duhet të përfshihet…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri një kërkesë të qartë ditën e sotme NATO-s, teksa tha se nëse nuk ndërhyn për të ndihmuar, rrezikojnë të gjitha vendet fqinje të Ukrainës.
Pas thirrjes së Zelensky, ka ardhur edhe përgjigja e Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke hedhur poshtë pretendimet se NATO do ndërhyjë në këtë konflikt.
Duke folur për BBC, ambasadorja amerikane Julianne Smith tha se aleanca nuk beson se duhet të jetë pjesë e këtij konflikti. Ajo shtoi se NATO nuk e konsideron zonë të ndalim-fluturimit, Ukrainën për të ndalur agresionin rus.
“Ne po i ofrojmë ndihmë sigurie Ukrainës dhe do të vijojmë ta bëjmë këtë gjë”, tha ajo.
NATO është përballur me thirrje për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar Rusinë të përdorë avionët e saj për të mbështetur forcat në terren, dhe shumë prej tyre kanë ngritur shqetësime se masa do të përshkallëzonte konfliktin.
Nëse NATO do ndërhynte, kjo do rriste rrezikun e një sulmi Rus për këdo shtet që është pjesë e aleancës.