NATO paralajmëron: Rusia do përdorë armë kimike dhe do t’ia hedhë fajin dikujt tjetër

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar të përdorë armë kimike në Ukrainë.

Teksa i quajti pretendime absurde akuzat e Moskës për laboratorët biologjikë dhe armët kimike të SHBA-ve në Ukrainë ai tha se Putin, po planifikon të sulmojë me armë kimike dhe të fajësojë dikë tjetër.

“Akuzat për laboratorët dhe armët bërthamore janë  një tjetër gënjeshtër”, ka thënë ai, duke kujtuar se Rusia pati deklaruar fillimisht se nuk planifikon të pushtojë Ukrainën.

“Ne jemi të shqetësuar se Moska mund të nisë operacion që mund të përfshijë armë kimike, dhe më pas t’ia hedhë fajin dikujt tjetër”, ka thënë Stoltenberg.

Sipas tij, përdorimi i këtyre armëve është absolutisht i “papranueshëm”. Shtëpia e Bardhë ka thënë më parë se është e shqetësuar për këtë çështje dhe ka thënë se shtetet duhet të vëzhgojnë Rusinë rreth mundësisë së kryerjes së ndonjë sulmi të tillë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT