“Në duart e Putinit ka gjak fëmijësh!”/ Fotoja e trishtë nga Ukraina: Babai vajton mbi trupin e vdekur të djalit të mitur

Teksa trupat ruse vazhdojnë sulmet ndaj Ukrainës, numri i viktimave civile sa vjen e shtohet, ku mes tyre nuk mungojnë as fëmijët.

Së fundmi është bërë publike një foto prekëse, ku shihet një baba që vajton  mbi trupin e djalit të tij, të vrarë nga bombardimet.

“Në duart e Putinit ka gjak fëmijësh!”/ Fotoja e

Serhii, babai i adoleshentit u fotografua duke përqafuar trupin e djalit, të mbuluar nga një çarçaf i larë nga gjaku i tij.

“Më shumë gjak në duart e Putinit” është diçitura që i përshtatet, teksa Presidenti rus nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Sulet ndaj Ukrainës janë futur në ditën e 8-të. Mariupoli, qyteti portual është tërësisht i rrethuar nga forcat ruse, dhe vazhdon të bombardohet që prej mëngjesit të djeshëm, në përpjekje për të detyruar qytetin t’i nënshtrohen forcave të Putin. Pushtimi i këtij qyteti do ti lejonte separatistëve rusë të bashkoheshin me ushtrinë e Putinit, duke shtuar forcat në frontet e luftës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT