“Në këtë luftë duhet të jemi bashkë”/ Rama: Sharlatanë të pashpirt yshtin popullin për të nxitur përçarje

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me përfaqësues të shoqatave të transportit, të cilëve qeveria u ka akorduar 500 mln lekë për të mos rritur e biletës  për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Kjo ndihëm tha Rama do të shërbejë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas, që qytetarët përdorues të këtij transporti të mos preken financiarisht nga pasoja e luftës mbi çmimin e karburantit.

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj atyre që nxisin protestë duke i cilësuar si delirantë dhe sharlatanë që yshtin popullin për të nxitur përçarje në një kohë që duhet të jenë të bashkuar

“Thelbi në këtë përpjeke tonë ne nuk mund ti bëjmë të gjithëve të gjitha ato që do të duheshin për të mos ndjerë se këtu ka luftë, problemi është se lufta me bomba  për ne është në televizor, ama është  kotë dhe kundërproduktive që të mos e pranojmë së bashku dhe jo të ndahemi shumicë dhe pakicë për hir të disa deliranteve dhe sharlatanëve të pashpirt që dhe kur dinë duan ta shfrytëzojnë këtë sirtarë për të yshtur popullin duke nxitur urrejtje dhe përçarje që të jemi bashkë të gjithë në fakte. Për zgjidhjet është normale që të kemi opinione të ndryshme , tek faktet duhet të jemi bashkë”, tha Rama.

g.kosovari

Back to top button
LAJMET E FUNDIT