Në orën 17.00 protestë te Kryeministria, aktivisti reagon për masat e Ramës: Duhet hetim i plotë për tregun e naftës, të thyhet oligopoli

Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj, një iniciator i protestave qytetare reagon për masat që njoftoi sot kryeminisstri Edi Rama, për uljen e çmimit të karburanteve. Teksa njofton protestën sot në orën 17.00 te Kryeministria, Lapaj thotë se duhet një hetim i plotë i tregut për të dalë qartë se ku buron shkaku i çmimit të lartë të naftës.
“Kjo është punë dinjiteti. Nuk po kërkon kush x apo y çmim sepse ne nuk jemi Sudja. Ne po kërkojmë që shteti të jetë shtet, që ekonomia jonë të jetë konkuruese me fqinjët e që askush mos tallet duke na zhvatur e çmimi të jetë i drejtë”, shkruan Lapaj ndër të tjera dhe ka disa propozime, si më poshtë.
- Hetim të plotë të tregut të naftës, nga çmimi blerjes në burs, hyrja në port, te stokimi, çmimit të hyrjes dhe çmimit të daljes, kush e ben këtë monitorim, a kryhet zhdoganimi i plotë, dhe si del çmimi final te pikat e karburanteve, marzhi i fitimit të tregtarëve, niveli i taksimit për të dalë qartë se ku buron shkaku i çmimit të lartë. Transparencë të plotë.
- Marrja e masave urgjente administrative me çmim tavan apo në forma të tjera për vënien në kontroll të çmimit të karburantit.
- Një hetim anti-trust për thyerjen e oligopolit të naftës, rikthimin e konkurencës në treg. Kjo i drejtohet Autoritetit të Konkurencës, Kontrolli të Lartë të Shtetit, dhe Parlamentit të Shqipërisë.
- Krijimin me prioritet në kohë të një kompanie publike pë tregtimin e naftës që të konkurojë në tregun privat të naftës dhe burime parësore të energjisë me perspektivë investimin në prodhim duke miratuar një strategji kombëtare për ngritjen e një rafinerie të re dhe moderne të përpunimit të hidrokarbureve në vend…
- Riformatim total të logjikës së taksave për burimet e para, të ulen apo të hiqen taksa të panevojshme apo që demtojnë direkt xhepat e qytetarëve duke i bërë ato konkuruese me vendet fqinje;
- Hetimi i koncensioneve që ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës, me qëllim anullimin ose rinegocimin e tyre në favor të interesit publik.
