Në prag të katastrofës humanitare, kryebashkiaku i Mariupolit jep alarmin: 160 mijë civilë të bllokuar janë pa energji elektrike

“Qyteti i Mariupol është në prag të një katastrofe humanitare dhe duhet të evakuohet plotësisht.”

Kështu ësahtë shprehur kryebashkiaku Vadym Boichenko, teksa ka shtuar në fjalën e tij se 160,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Mariupolin e rrethuar.

Si rrjedhojë Vadym Boichenko ka bërë thirrje për një evakuim të plotë.

Nga ana tjetër mësohet se disa banorë kanë arritur të evakuohen përmes korridoreve humanitare, megjithëse shumë prej tyre mbeten të bllokuar për shkak të bombardimeve.

Mariupol, i cili ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse për shkak të vendndodhjes së tij strategjike, është rrethuar nga ushtria rusë pothuajse që nga fillimi i pushtimit, 24 shkurt.

Ndërkohë më herët autoritetet ukrainase thanë se sot nuk do të hapet asnjë korridor humanitar, pasi inteligjenca ukrainase ka dhënë alarmin se gjatë evakuimit të civilëve mund të ndodhin provokime ruse./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT