Në Rusi gjejnë zgjidhjen pas mbylljes së “McDonald’s”: Logon e kthejnë 90 gradë dhe dyqanet i quajnë “Xhaxha Vanja”, produktet do jenë vetëm vendase

Sanksionet e shumë shteteve dhe kompanive ndaj Rusisë i mbështeti edhe një nga kompanitë më të mëdha në botë për ushqimin e shpejtë, “McDonald’s”.
Kompania mbylli 847 dyqanet e saj në Rusi për shkak të sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Ndërkohë, në Rusi kanë gjetur zgjidhjen. Logo e “McDonald’s” është kthyer 90 gradë për t’i dhënë kuptim në gjuhën ruse dhe dyqanet janë quajtur “xhaxha Vranja”.
Gjithashtu, nuk do të përdoret më asnjë produkt i huaj, por vetëm ato vendase dhe çmimet do të jenë më të ulëta.