“Negociatat vazhdojnë”/ Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë, zyrtarët: Po bëjmë një ‘pushim teknik’

Kane nisur mengjesin e sotem bisedimet ne raundin e katert te negociatave Rusi-Ukraine. Pak momente me pare ne perfundim te tyre negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, tha se është marrë një “pauzë teknike” në bisedimet Ukrainë-Rusi deri të martën.

“Për punë shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përcaktimeve individuale. Negociatat vazhdojnë,” tha Podoliak.

Bisedimet do të rifillojnë nesër. “Në negociata është bërë një pushim teknik deri nesër,”-thonë burime për corriere nga Kievi.

Më herët sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i përshkroi ato si bisedime të vështira. Podoliak tha se raundi i katert po mbahej praktikisht, jo personalisht, me ekipin negociues ukrainas në Kiev.

/b.h

Back to top button
LAJMET E FUNDIT