Nënë Liza i bashkohet protestës, thirrje Ramës: Të jetë burrë e lë detyrën dhe del që aty!

Para kryeministrisë po mbajnë fjalën protestuesit. Ditës së katërt të protestës i është bashkuar edhe nënë Liza, e cila protestonte për mos shembjen e banesa në zonën e 5 majit.
Nënë Liza i bëri thirrje rinisë të protestojë.“Ai ngriti çmimet, ngriti taksat. S’ka rrugë ndryshe, ngrihuni në protestë. Unë jam Nënë Liza, na nxori nga shtëpia. Meqë na shembi shtëpitë, na ngriti dhe çmimet. Duam bukë dhe shtëpi. Ky po qe burrë, do dalë para këtij populli të lërë zyrën.Falënderoj të gjithë popullin shqiptarë sa më shumë dhe sa më të fortë. Rinia të jetë në këmbë, unë jam 85-vjeçare”, tha ajo.