Nesër takimi “kokë më kokë” Rusi-Ukrainë, ja çfarë paralajmëron Rusia

Delegacioni rus do të zhvilloj nesër bisedime për arritjen e paqes me Ukrainën.

Sipas agjencisë së lajmeve RIA, bëhet me dije se delegacioni rus do të jetë shumë strikt në kërkesat e Moskës.

Gjithashtu raportohet nga ana tjetër se negociatori Leonid Slutsky ka deklaruar se të dyja palët kanë zhvilluar tre raunde bisedimesh që nga fillimi i pushtimit rus dhe deri më tani nuk është arritur në një marrëveshje konkrete.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të zhvillojë bisedime në Turqi me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba.

Kujtojmë se Ukraina është pushtuar nga ushtria ruse që prej 24 shkurtit të këtij viti, ka bërë të ditur se nuk do të lëshojë asnjë pikë në negociatat që po zhvillohen me autoritetet e Keivit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT