“Ngec” Putin/ Rusia dislokon trupa shtesë në Bjellorusinë jugore, 30 km larg nga kufiri me Ukrainën

Rusia ka dislokuar forca shtesë tokësore në Bjellorusinë jugore, vetëm 30 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Lajmin e bën të ditur në një postim në Twitter gazetari amerikan Jack Detch, i cili ka publikuar një foto të marrë nga sateliti. Fotoja tregon ngritjen e  tendave dhe pajisjeve të reja nga ushtria ruse.

Karvani ushtarak u pa në fshatin bjellorus të Dublinit, 30 km nga kufiri i Chernihiv.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cituar nga Ukrinform, mundësia për një ofensivë nga trupat e Republikës së Bjellorusisë në drejtim të Volyn-it është e lartë./m.j

— Jack Detsch (@JackDetsch) March 21, 2022

Back to top button
LAJMET E FUNDIT